Barcelona mori një fitore një natë më parë në transfertën e Levantes me shifrat e thella 0-5, duke vijuar me rezultatet pozitive dhe me kryesimin në La Liga. Gjithsesi, pvarësisht triumfit dhe lojës së mirë, në kampin katalanas ajo që shqetësoi ishte dëmtimi i mbrojtësit, Tomas Vermalen.
Belgu doli nga loja në minutën e 52-të, si pasojë e një dëmtimi dhe ditën e sotme, pasi janë bërë ekzaminime më të detajuara, nga klubi blaugrana është njoftuar se Vermalen do të duhet të mungojë për një periudhë 4-javore. Duke i shtuar dhe dëmtimin e Umtiti, trajneri Valverde tashmë ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës, Zherard Pike dhe Klement Lengle.
33-vjeçari do të mungojë të paktën në tre sfidat e radhës për Barcelonës, atë ndaj Seltës në shtëpi, që është dhe ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik për katalanasit. Gjithashtu, mbrojtësi belg do të mungojë dhe në transfertën ndaj Getafes, si dhe përballjen në Copa del Rey ndaj Levantes.