Bano: E pandershme, na kanë dënuar para kohe

Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, proteston ashpër. Sipas tij, në ndeshjen kundër Kamzës arbitrimi ishte krejtësisht kundër dhe duket sikur Lushnja është dënuar që tani me rënie nga kategoria.

“Ky ekip nuk e meriton të jetë në këtë renditje. Jemi ende nervozë para porte, lojtarët duhet ta kuptojnë që duhet të luajnë me këmbët e tyre, por edhe me mendtë e stafit. Na ka munguar goli dhe duke pasur parasysh futbollistët që kemi, ata kanë luajtur mirë, në qarkullim topi. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën, përveç golit. Mos të harrojmë se edhe Kamza ka një ekip të mirë”, tha Bano në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Fakti që na kanë kuotuar për të rënë nga kategoria nuk na tremb, por nuk është e ndershme. Nuk është gjë e madhe nëse del Lushnja, ekip i një bashkie, por kjo nuk do të thotë që të bëjmë qoka me Lushnjën. Nuk jam i kënaqur nga gjykimi. Meta dha në Kukës penallti, që ishte, ndaj nëse ishte edhe sot, duhej dhënë. Futbolli shqiptar është i rëndësishëm, jo kush bie e kush del kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online