Nëse është thjesht spekulim veror, do ta shohim, por Mino Raiola rrallë flet kaq hapur. Agjenti i njohur ka deklaruar prerë: “Mario Baloteli do të luajë te Dortmundi”.
Sulmuesi italian mbylli një sezon të suksesshëm te Nica, me 17 gola, rekordi i tij personal. Gjithashtu, bëri ” detyrën”, duke marrë edhe 3 kartonë të kuq, problem historik për të.
I lirë në treg, Baloteli ka një kosto jo të vogël për sa i përket pagës, por Dortmundi është klub i pasur dhe nëse shet Obamejangun do të përfitojë të paktën 70 milionë euro, çka e lejon të punojë qetësisht për një sulmues të ri. Baloteli ka luajtur në Itali, Angli e Francë në karrierën e vet.