Tramexani ribashkohet me Mavrajn?

Hamburgu interesohet për ish-ndihmësin e De Biazit, i cili mund të marrë me vete edhe përgatitësin atletik të Shqipërisë, Alberto Belen, por edhe Alioskin e Luganos, që e njeh mjaft mirë

Anton Cicani

“Në jetën time kurrë s’i kam besuar fatit dhe rastësisë, por vetëm punës!”. Dikur biseduam gjatë, teksa konsumonim një kafe dhe kombëtarja ishte në grumbullim. Ishte koha kur Paolo Tramexani ndodhej në Shqipëri dhe nuk ishte realizuar ende arritja e madhe për të siguruar biletën e historisë, Europiani “Francë 2016”… Ishte koha kur në mendjen e tij, italiani s’kishte menduar se do të largohej nga Shqipëria kaq shpejt, duke lënë të vetëm Xhani de Biazin.

Në kërkim të stimujve të rinj, por sidomos një eksperiencë ku s’do të ishte më i dyti në stol, por protagonisti kryesor. Ku meritat, në fund të një ndeshje, s’do të shkonin vetëm te trajneri dhe lojtarët… Donte të tregonte se aftësitë e tij tekniko-taktike mund të viheshin në shërbim të karrierës si trajner.

Kështu, pasi në fillim u mendua, vendosi t’i thoshte “po” Luganos dhe nga vendi i tretë nga fundi e udhëhoqi në vend të 3-të, duke totalizuar nga shkurti e tej plot 11 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Pra, një ecuri që i vleu Europa League.

Jo vetëm kaq, por diti edhe të çmojë disa futbollistë, ndër tyre Alioskin e Maqedonisë, që do të kemi kundërshtar pas disa muajsh me kombëtaren e Shqipërisë. Edhe Sadiku “rilindi” prej ilaçit të Paolos. Presidenti Renxeti, për një moment, mendoi edhe ta shkarkonte, kur gjërat nuk shkuan edhe mirë në fillim, por më pas kuptoi se kishte të bënte me një njeri që i dedikohej mish e shpirt asaj që bënte.

Ofertat – E ndërsa mediet e kryqëzuan që dërgoi skuadrën në një fabrike në mëngjes, kur sapo kishte zbardhur dita, pas një humbje, ai vijoi me qetësi dhe profesionalizëm. Sot, Tramexani është ndër trajnerët më të kërkuar në Zvicër. Në fakt, ofertat zyrtare në telefonin e tij kanë ardhur nga Sioni dhe St Galeni, por edhe disa skuadra të huaja e duan, si në Poloni dhe në Rusi. Por, “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë praktikisht një interesim “big” në drejtim të tij. Bëhet fjalë për skuadrën ku aktivizohet Mërgim Mavraj dhe arriti të siguronte mbijetesën në frymën e fundit.

Hamburgu po mendon për Tramexanin, që do të ribashkohej kështu me mbrojtësin, të cilin e ka ndihmuar shumë në aspektin taktik në kombëtaren kuqezi. Por, nuk mbaron me kaq, sepse Tramexani ka ndër mend që të marrë me vete edhe një ish-koleg të tijin, në stafin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për përgatitësin atletik të kombëtares kuqezi, Alberto Bele.

Me Tramexanin, sakaq, mund të shkojë edhe një tjetër protagonist i Superligës zviceriane. Bëhet fjalë për bomberin e Luganos, Ezgjan Alioski, i cili ndiqet edhe shumë skuadra të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online