Inter është afër zyrtarizimit të një tjetër afrimi. Keita Balde nuk është grumbulluar nga tekniku i Monakos për ndeshjen hapëse të kampionatit francez dhe lojtari është pranë kalimit në Milano.
Siç citon “Sky Sport”, klubet kanë arritur akordin dhe nuk është më e nevojshme përfshirja e Kandrevës në tratativë. Italiani ka rezistuar deri më tani, duke refuzuar kalimin në principatë.
Zikaltrit do të paguajnë një shumë prej 5-6 milionë eurosh për huazimin e senegalezit dhe 30 milionë të tjera vitin e ardhshëm, nëse vendosin të blejnë kartonin e tij, ku Interi ka të drejtën e blerjes dhe jo detyrimin.
Kjo është formula që do transferojë Keitan nën urdhrat e Spaletit, kështu që ka nisur numërimi mbrapsht për zyrtarizimin e ish-lojtarit të Lacios. Inter kërkonte 23-vjeçarin dhe gjatë kohës kur ishte pjesë e romanëve, por pa ja arritur qëllimit, ndërsa tashmë Keita është pothuajse zikaltër.