Bekim Balaj, sulmuesi shkodran i kombëtares, pas ndeshjes me Islandën foli në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport: “Të shënonim, kjo duhej. Na vjen keq, pasi bëmë ndeshje të mirë. Në fund humbëm. Në këtë moment do na bënim shumë punë pikët”.
“Nuk duhet ta shohim ndeshjen si lojë individuale, nuk është tenis. Siç punoj unë për skuadrën, edhe skuadra duhet të punojë për mua dhe të më mbështesë. Si ta godas unë portën me kokë, po nuk erdhi krosi? Ne bëjmë maksimumin, jemi Shqipëria dhe nuk dominojnë e krijojmë shumë raste. Jemi të gjithë të vetëdijshëm për mënyrën tonë të lojës.
“E vumë Islandën në vështirësi, nuk dolën rrjedhshëm në aksion. Na rrezikuan vetëm në goditje standarde. Në përgjithësi luajtëm mirë, por humbëm. Duhet të dërgonim topin në rrjetë, vetëm ashtu fitohet. Na shënuan me vetëm një rast. Nëse krahasojmë nivelin e Islandës, ata me një rast shënuan. Ne kishim raste, e kishim më shumë në kontroll lojës. Është gjë për t’u vlerësuar”.
“Unë me Sokolin (Cikalleshi) kemi luajtur edhe me moshat, po ashtu edhe te Tirana. Në kombëtare nuk ka ndodhur kjo. Është hera e parë që luajmë në kombëtare. Duhet të bëjmë akoma më mirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të shënojmë dhe jo vetëm të ndihmojmë skuadrën prapa. Shpresoj të luajmë edhe në vazhdimësi bashkë dhe të shënojmë”.