Bekim Balaj foli për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport” në përfundim të takimit ndaj Turqisë. Sulmuesi shkodran foli rastin e tij për shënim dhe për fillimin e dobët të këtyre eliminatorëve.
“Rezultati 2-0 të lë një shije të keqe. Nuk donim t’i fillonim kështu eliminatoret. Bëmë një pjesë të parë të mirë, por pësuam një gol, që më shumë e dhuruam. Në pjesën e parë bëmë një lojë më të mirë se Turqia. Krijuam volum, sigurisht të vjen keq për atë gabim”.
“Kontakti ishte shumë i lehtë nuk ishte për penallti. Topi u largua në sekondën e fundit dhe nuk bëra një goditje të pastër. Ndoshta me ato mundësitë që na u dhanë duhet të kishim shënuar dhe rezultati do të ishte tjetër”, tha Balaj.