Balaj do “rilindjen”, Sadiku&Co. në merkato

Bekim Balaj, si asnjëherë tjetër në karrierë, e ka mbyllur sezonin pa shënuar asnjë gol. Për një sulmues nuk është diçka normale dhe sigurisht që nuk e përjeton mirë. Gjithsesi, duke parë se kishte kaluar një dëmtim, i duhet të jetë optimist për faktin që nisi të luajë rregullisht. Edhe golat do të vijnë, kjo është e sigurt. Shkodrani me gjasa nuk do të jetë në merkato, ndryshe nga shokët e tjerë të kombëtares.

Armando Sadiku është në shitje. Mediat spanjolle e kanë bërë me dije prej kohësh. Levante e ka blerë 1.5 milionë euro nga Legia e Varshavës, ndërkohë që për të janë ofruar 700 mijë euro nga turqit e Rizespor. Duhet rritur edhe pak oferta për të përmbyllur gjithçka.

Sokol Cikalleshi është në dorë të Osmanlispor. Sulmuesi 27-vjeçar ka edhe dy vite kontratë. Në Turqi nuk është se nuk ka para dhe për të siguruar rikthimin në Superligë sa më shpejt, nuk përjashtohet mundësia që kavajasi të bllokohet.

Sindrit Guri është nga ata lojtarë që nuk mendon për të ardhmen e tij, pasi sapo është transferuar në Belgjikë tek Ostende. Për Manajn situata është tjetër. Getafe, Leganes, Selta Vigo dhe Albasete në Spanjë interesohen për të. Në Itali Parma është lakuar më parë. I duhet të luajë edhe atij dhe pret të mësojë të ardhmen, sikurse edhe shokët e tjerë të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online