Akhmat Grozni nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Anzhi Makhaçkala. Bekim Balaj dhe Bernard Berisha u aktivizuan si titullarë, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit. Sulmuesi shkodran i kombëtares u zëvendësua një minutë nga fundi i ndeshjes, ndërsa shqiptari tjetër që aktivizohet me Akhatin, Odise Roshi, vazhdon të jetë i dëmtuar.
Bernard Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa vendasit nuk arritën të fitonin ndeshjen dhe renditen në vendin e nëntë në Premier Ligën e Rusisë në kuotën e 13-të pikëve.
Në ndeshjen tjetër mes Jeniseit dhe Spartakut të Moskës, Enis Gavazaj u aktivizua vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Ekipi i lojtarit të kombëtares u mposht me rezultatin 2-3 në shtëpi nga Spartaku i Moskës dhe vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit në renditje, me vetëm pesë pikë pas 10-të javëve të para.