Bakaj: Luftëtarin e çoj në finale, ja çfarë thanë lojtarët e Partizanit

Portieri i dytë i Luftëtarit, Edvan Bakaj bëri një ndeshje të shkëlqyer sot përballë Partizanit, duke mbajtur rrjetën e paprekur dhe duke bërë disa pritje shumë të mira. Pas ndeshjes, gardiani i bluzinjve tha:

“Nuk diskutohet që për mua është një sfidë më e veçantë sesa lojtarët e tjerë. Unë jam i gëzuar që rezultati ishte ky. Pas ardhjes së trajnerit, kanë ndryshuar shumë gjëra. Lojtarët e rinj që kanë ardhur këtu kanë bërë mirë. Për mua, më e rëndësishme është të qëndrojmë në Superligë, por do provojmë të dyja.

E vështirë është mbijetesa, pasi janë dhe 9 ndeshje. Nuk mund të bëjmë parashikime, është shumë e vështirë. Para ndeshjes me Partizanin, i thashe Ruçit qëndro i qetë se do të të çoj deri në finale dhe në finale do të luash ti, ndoshta kundër Tiranës (qesh).

Nuk fola me njeri pas ndeshjes, por dëgjova te dhomat e zhveshjes lojtarët e Partizanit që thanë se ishalla nuk luaj unë ndeshjen në kampionat se do të humbasin sërish (qesh)” tha Bakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *