Pas tri ndeshjesh ku nuk kishte arritur të gjente rrugën e rrjetës, Elis Bakaj u rikthyer me një paraqitje të mrekullueshme në fitoren 3 – 2 të Shakter Soligorsk ndaj kryeqytetasve të FC Minks.
Bakaj luajti rol kyç në çdo gol të skuadrës së tij, duke qenë autori i një dopiete dhe duke shërbyer një asist. Loja e mirë e shqiptarit është vlerësuar dhe nga sportdashësit në Bjellorusi, të cilët e kanë votuar si lojtari më i mirë i javës së 14-të.
Në sondazhin e bërë në një prej faqeve më të mëdha rreth futbollit bjellorus, Bakaj ka marrë vendin e parë me 46.21% të votave. Në 13 aktivizime në sezonin aktual Bakaj ka shënuar 6 gola e regjistruar 6 asiste. Pas dy ditësh futbollisti kryeqytetas do përfaqësojë bjellorusët në arenën evropiane, teksa Soligorsk do të ndeshet me maltezët e Hibernian në raundin e parë të kualifikueseve të “Europa League”.