Bakaj “çmend” Bjellorusinë, vjen goli i radhës

Elis Bakaj nuk e filloi siç duhet aventurën e tij te skuadra e Shaktjor Soligorskit, por kryeqytetasi e ka hedhur pas fillimin e keq, duke treguar më në fund se përse ka qenë një ndër futbollistët më të kërkuar në superiore gjatë viteve të fundit.

Sulmuesi 31-vjeçar shënoi një gol në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Dnepr Mogilevit të vendit të parafundit. Goli i sotëm është i shtati për Bakajn në po shtatë ndeshjet e fundit. Koha po tregon se paratë që drejtuesit e Shaktjorit shpenzuan për kartonin e tij ja kanë vlejtur.

Ekipi i Bakajt po lufton për një vend në kupat e Europës pasi skuadra e Bates është një “gjigant” që nuk mund të rrëzohet pa një mrekulli dhe shpenzime kolosale. “Lufta” e Shaktjorit është ndaj Dinamos së Minskut dhe Vitebskin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *