Bajerni me plan konkret, dy emra “big” për sulmin

Bajern Mynih nuk ka shpenzuar këtë merkato, por gjermanët do të blejnë një lojtar të madh në sezonin e ardhshëm. Klubi bavarez kërkon afrimin e një prej sulmuesve më të mirë në botë, duke llogaritur moshën e madhe të Roben dhe Riberi. Siç citon gjermania “Bild”, Antuan Grizman është objektivi kryesor i Bajernit.

Francezi ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh dhe Hënes dhe Rumenige janë gati për të shpenzuar një shumë të tillë për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit.

Nëse tratativat për afrimin e Grizman nuk do të kenë një fund të lumtur, atëherë klubi gjerman do të hidhet në sulm për Paulo Dibala, i cili sigurisht që ka një kosto më të vogël se francezi dhe kontrata me Juventusin i skadon në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *