Spekulimet në merkaton e verës rreth çështjes Levandovski ishin të shumta. Polaku nuk dëshironte të ishte më pjesë e Bajern dhe kërkonte me ngulm një transferim në Madrid, por drejtuesit bavarez nuk e menduan për asnjë çast për ta larguar sulmuesin.
Ndeshjet e fundit duket se 30-vjeçari ka rigjetur formën e tij, teksa ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit. Mbrëmjen e kaluar shënoi golin e dytë në fitoren e arritur në transfertën e Athinës dhe duket se problemet mes tij dhe Bajern kanë marrë fund.
Siç raporton dhe gjiganti gjerman “Sportbild”, Levndovski dhe agjenti i tij, Pini Zahavi kanë pasur një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet mes tyre dhe klubit bavarez. Duket se Levandovski është totalisht i përqendruar tashmë tek ecuria e ekipit dhe problemet janë lënë pas. Polaku ka një kontratë me Bajernin deri në vitin 2021.