Dëmtimi, sakrifica në derbi dhe Kombëtarja, Migjen Basha: Nuk ndalem!

Një pjesë loje në Izrael dhe dëmtim në gju. Lëndimi në ndeshjen e 14 tetorit në Ber Sheva ishte mjaft serioz, por Migjen Basha nuk kishte ndërmend të frenohej. Për të luajtur në derbin kundër PAOK-ut, mesfushori kuqezi u aktivizua me injeksione. Megjithatë, prezenca e tij në fushë për afro një orë lojë, nuk i shërbeu Arisit të evitonte humbjen.

Për “SportEkspres”, 31-vjeçari tregoi sakrificën e bërë për të luajtur në derbin e zjarrtë të Selanikut, si edhe injorimin e këshillave të mjekëve të klubit. Pavarësisht sugjerimeve se duhej të qëndronte pushim absolut, Basha luajti, ndoshta duke rrezikuar komplikimin e dëmtimit.

“Tashmë, kur po kalon afro një javë nga derbi ndihem disi më mirë. Të dielën luajta i dëmtuar. Doktori i skuadrës më tha se duhej të qëndroja dy javë pushim, por unë u stërvita dhe u aktivizova, sepse nuk doja ta humbisja sfidën ndaj PAOK-ut. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, sepse kishim një penallti në favor, me të cilën mund të kalonim në avantazh 2-1”, tha mesfushori.

Pas kartonit të verdhë në Izrael, Migjen Basha, ashtu si edhe Elseid Hysaj, është i pezulluar për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, më 17 nëntor. Ndërkohë, prezenca e tij mbetet në dyshim edhe për miqësoren ndaj Uellsit, në datën 20 nëntor. Mesfushori shprehet i gatshëm të jetë me skuadrën të paktën për duelin ndaj ekipit të yllit Garet Bejl dhe tregon se nuk do të ndalet as gjatë kësaj kohe.

“Duke qenë se jam i pezulluar për ndeshjen ndaj Skocisë, nuk e di nëse do të jem i pranishëm në grumbullimin e radhës së Kombëtares. Atë e vendos vetëm trajneri”, tha Basha, i cili rikujtoi edhe periudhën e viteve kur  luante me Torinon, ku qëndroi në fushë i dëmtuar, për muaj me radhë: “Edhe gjatë kësaj periudhe që kam shqetësime në gju nuk do të ndalem. Më përpara te Torino kam luajtur edhe për tetë muaj, pavarësisht se isha i dëmtuar…”. Shumë klas dhe gjeometri në fushë, por mbi të gjitha një luftëtar i vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online