Humbja më e thellë në 360 ndeshje, Simeone: Dortmundi më magjepsi!

Disfata 4-0 në fushën e Borusias së Dortmundit ishte një rrufe në qiell të hapur. Humbja më e thellë për Diego Pablo Simeonen në krye të stolit të Atletikos së Madridit, në 360 ndeshje me skuadrën spanjolle.

Edhe pse gjermanët po përjetojnë një formë të jashtëzakonshme dhe madrilenët nuk janë ndoshta në formën më të mirë, për “kolçoneros” kjo ishte humbja e parë pas tetë ndeshjeve, ndërsa trajneri Simeone u shfaq i dorëzuar përballë supremacisë së kundërshtarëve, duke mos i kursyer lavdet për kundërshtarët.

“Më mahniti Borusia, luajtën në mënyrë praktike, dinamike, shumë të shpejtë, vertikalizuan dhe evituan mbajtjen e tepruar të topit. Nuk më mbetet veçse ti përgëzoj: janë në një rrugë shumë të mirë dhe tashmë duhet të ruajnë këtë mënyrë loje, sepse është mjaft e bukur ti shohësh”.

Pavarësisht humbjes, Atletiko mbetet në pozita mjaft të mira për tu kualifikuar, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para. Kalimi në fazën tjetër është objektivi primar i madrilenëve, me Simeonen që pranoi: “Nuk e mendojmë garën për vendin e parë apo të dytë. Duhet të presim dhe të shohim, sepse janë ende edhe tre ndeshje për të luajtur. Objektivi ynë është të kualifikohemi, pas zhgënjimit të vitit të kaluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online