Bajern kërkon të rikthejë në Bundesligë yllin e Totenhem

Bajern Mynih vijon dominimin në Bundesligë dhe duket se do të jetë përsëri viti i tyre në futbollin gjerman. 3 ndeshje të zhvilluara, 9 pikë të plota për bavarezët duke shtuar këtu dhe një fitore në kupë 0-1.

Në vitet e fundit, sidomos këtë vit në kampin bavarez vazhdojnë polemikat për çështjen e dyshes Roben-Riberi. Problemi kryesor që lidhet me dyshen qëndron tek mosha e tyre. Përkatësisht, holandezi 34 dhe francezi 35 vjeç. Duke i shtuar dhe dëmtimin që pësoi Kingsli Koman bën që Bajern të mendojë seriozisht për një përforcim. Emri që aludohet në media, pikërisht nga uebi italian calciomercato.com, është emri i koreano-jugorit  Son Heung-Min. Ylli i Totenhem vjen pas medaljes së artë të fituar me kombëtaren e vendit të tij, çka e bëri koreanin të evitojë detyrimin për të bërë ushtrinë në atdhe.

Gjithsesi Bajern po e mendon seriozisht transferimin e Son, për të cilin do të ishte një rikthim ne Bundesligë, pasi kujtojmë që u më parë ka shkëlqyer me fanellën e Bajern Leverkusen.
26-vjeçari është një ndër pikat kyçe të skuadrës së “gjelave”, por interesimi i një skuadre si Bajern mund të bëjë që koreani të bindet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *