“Babi më thotë se jam shqiptar“/ Talenti brazilian pjesë e Kombëtares, babai: Kënaqësi ta shoh me fanellën e Shqipërisë

Një talent nga vendi ku futbollin e kanë në gjak i është bashkaur moshave të Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për brazilianin 14-vjeçar, Viktor Nunes, i cili debutoi me Shqipërinë U-15. I lindur në Portugali, por me gjithë jetën e kaluar në Shqipëri, Nunes e ndjen veten shqiptar dhe ndjen një kënaqësi të madhe të veshë fanellën kuqezi. Këtë e tregon edhe në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “Report TV“.

“Ishte shumë e vështirë sepse atje ka lojtarë shumë të mirë. Te Shqipëria ka shumë talent. Unë mendoj se kam luajtur mirë, por të shoh si kam kaluar në test. A më pëlqen të përfaqësoj Shqipërinë? Po më pëlqen shumë. Këtu kam jetuar të gjithë jetën timë, ndërsa babi më thotë se unë jam shqiptar”, shprehet Viktor.

Ndërkohë babai i tij, Elder Nunes, i cili trajnon ekipin e Tirana United, nuk e mohon kënaqësinë e madhe që ndjen ta shohë djalin e tij me fanellën e Shqipërisë. Por në fund Elder ka edhe një vërejtje për gjithë shqiptarët që mendojnë se nuk mund të shkojë përpara.

“Unë them se do ishte kënaqësi shumë që të shoh djalin tim me fanellën e Shqipërisë. Për mua do të ishte … ska nevojë më, ska nevojë më. Ai është duke ëndërruar, ndërsa unë i thashë: ‘Nuk ka ndodhur asgjë akoma, edhe nëse ndodh ti do vazhdosh punën tënde’. Por ai është duke ëndërruar tani, është duke ëndërruar.

Unë mërzitem ndonjëherë sepse shumë shqiptarë thonë nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët. Unë e kam inat kur e dëgjoj këtë, sepse unë them që Shqipëria bëhet me Shqiptarët. Nuk ka mundësi që Shqipëria të mos bëhet me shqiptarët“, ka thënë Elder Nunes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online