“E kam si vëlla”, ish-trajneri i Dinamos tregon raportin me Konten: Forca jonë ishte se erdhëm nga rruga

Françesko Moriero provoi një aventurë në kampionatin shqiptar, ku mori drejtimin e Dinamos. Por kjo eksperiencë e re për të përfundoi më shpejt nga sa nisi. Tashmë i rikthyer në Itali, ish-futbollisti i njohur ka komentuar sfidën e fundjavës mes Napolit dhe Interit. Në një intervistë për “Tuttosport”, Moriero tregon raportin e tij të ngushtë me Konten, ndërsa sa i përket Gatuzos, shprehet se do të  bëhet një nga më të mirët në krye të pankinës.

“Do të jetë një ndeshje e mirë. Gatuzo do të kërkojë pikë për Champions League dhe Konte një tjetër triumf. Antonio është si një vëlla për mua. Forca jonë është që kemi ardhur nga rruga, kemi qenë të uritur. Karakteri bëri ndryshimin. Gatuzo dhe Konte janë shumë të ngjashëm në karakter, madje trajneri i Napolit është një sanguin si të gjithë djemtë që kanë bërë radhët. Ai do të bëhet një nga më të mirët”, ka thënë Françesko Moriero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online