E FUNDIT/ Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës, ja dënimi i Obanor për goditjen ndaj Markut

0

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet vetëm përpara pak minutash sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Përveç një sërë masash ndëshkimore që janë marrë në nivelet më të ulëta dhe të rinjtë, vëmendja ishte përqëndruar tek konflikti pas ndeshjes Vllaznia-Laçi.

Pikërisht për goditjen e Erhun Obanor ndaj Markut, duke e rrëzuar lojtarin e Vllaznisë në tokë. Në bazë të vendimit të Komisionit të Disiplinës, mbrojtësi i kurbinasve do të mungojë në pesë ndeshjet e ardhshme. /Sport Ekspres/

Vendimet e Disiplinës

Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Sopoti, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Bylis, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15 – Grupi B, kundër Sh.F.Pepa, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Ak.Shqiponjat 2017, për aktvizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Shkodra, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Mospranimin e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Mospranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studenti U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.