Babel ofendon tifozin, Beshiktashi nuk e fal

Rajan Babel ka nisur sezonin e tretë te Beshiktashi dhe praktikisht është bërë turk, sepse ka luajtur edhe te Kasimpasha në periudhën 2013-2015, me një rendiment mjaft pozitiv.

Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Ajaksit ka pasur një ecuri mjaft pozitive edhe te Beshiktashi, por pavarësisht statusit të veçantë në ekip, duke qenë ndër veteranët e skuadrës nga Stambolli, klubi nuk ka ndërmend ta falë në lidhje me një gafë që sulmuesi ka bërë ditët e fundit. Një tifoz e ngacmoi në Instagram, duke shkruar: “A ke dëshirë të luash sërish te Kasimpasha, për 200 mijë euro në vit?”.

Provokimi nuk është kaluar me qetësi nga Babel, i cili ka reaguar shumë keq: “A do doje të dilja sërish me mamanë tënde?”. Natyrisht, tifozët i janë kthyer kundër sulmuesit pa edukatë dhe Beshiktashi nuk ka bërë sehir.

Me një deklaratë për mediat, klubi turk i k a kërkuar sqarim me shkrim holandezit, ndërkohë që e ka urdhëruar ta mbyllë faqen në Instagram. Në horizont është një gjobë e majme, por në mediat turke flitet se sulmuesi mund të pezullohet dhe të lihet jashtë skuadre për ca kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online