Babai e shtyn drejt “armiqve”: Ka qenë ëndrra e tij, nga Ken pres “Topin e Artë”

Romeo Lukaku dhe Edin Xheko janë dy objektivat e Interit për repartin e sulmit, ndërkohë që një tjetër emër interesant ka dalë në skenë. Ai është Moize Ken, talenti i Juventusit. 20-vjeçari me origjinë afrikane mund të largohet nga bardhezinjtë, si pasojë e hapësirave të pakta.

Ajaksi interesohet për shërbimet e sulmuesit, por dëshira e tij e madhe quhet… Inter. Këtë e zbulon babai i tij në një prononcim për “Passioneinter.com, i cili ndalet edhe te objektivat dhe ëndrra e madhe për të birin.

Kur ishte pjesë e Torinos, Moize më thoshte gjithmonë se do donte të transferohej tek Interi. Që i vogël preferonte zikaltrit dhe vishte bluzën e Obafemi Martins. Gjithçka varet nga oferta, por një ftese të Interit do i përgjigjej pozitivisht. Edhe unë i këshilloj të kalojë tek Interi.

Mendoj se kemi parë vetëm 50% të potencialit të tij deri tani. Si një baba e kam thënë gjithmonë që pres që Moize të fitojë ‘Topin e Artë’. Jam i bindur që do t’ia dalë. Po rritet dhe mund ta fitojë këtë çmim brenda 3-4 vitesh. Mos harroni që është vetëm 20 vjeç, luan me Juventusin dhe ka debutuar duke shënuar dy gola me kombëtaren italiane.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *