Autokritika e Valverdes: Kam përgjegjësi për situatën e vështirë

Barcelona ka arritur të marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Barazim me Zhironën, disfatë përballë Leganesit dhe kaq mjafton për të nisur kritikat për katalanasit.

Trajneri Valverde ka folur “El Mundo”, duke marrë përsipër përgjegjësitë e kësaj situate të vështirë. Atij i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe ai rrezikon postin, por klubi i ka dalë në krah dhe ekipi pritet të reagojë në Champions, duke iu rikthyer rezultateve pozitive.

“Ndodhemi në një moment të vështirë dhe të papritur, por ky është futbolli. Natyrisht që trajneri është përgjegjës, një trajner që humbet ndihet përgjegjës, si të gjithë trajnerët e tjerë. Bëjmë mirë të flasim për rrotacion në një moment si ky. Ndeshjet analizohen në bazë të rezultatit dhe nuk mund të fitohet kampionati me vetëm 11 lojtarë”, përfundon Ernesto Valverde.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *