Autogolat e Sadikut dhe Hysajt me spotet politike

“Ia dedikoj dy golat e mi në Izrael numrit 2 në fletën e votimit dhe Edi Ramës”. Një frazë që edhe fanatikët dhe adhuruesit më të mëdhenj nuk ia falin Armando Sadikut. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është i jashtëzakonshëm në fushë, por jashtë saj ka bërë një gafë të rëndë, një autogol po aq të madh sa goli ndaj Rumanisë në Europian.

Përtej arsyeve të Sadikut, bindjeve politike apo interesit personal, ai lloj spoti ishte i tepruar dhe ka një efekt bumerang edhe për ata që e kishin planifikuar atë reklamë pa shije.

Nëse kryeministri i vendit do të fitojë më shumë vota nga ai spot elektoral, këtë nuk e verifikon dot askush, por me siguri vota në zemrat e njerëzve ka humbur Sadiku. Mjafton të kontrollosh faqen e sulmuesit kuqezi në Facebook, për të parë tërbimin e tifozëve, me ofendime e kritika pa fund.

Nuk mbetet pas as Elseid Hysaj, i cili ka bërë fushatë në Shkodër, por të paktën nuk ia ka kushtuar fitoren kryeministrit.

Të nderuar idhuj kuqezi, mos u përzieni në fushata elektorale, sepse tifozët e kombëtares nuk janë të djathtë, të majtë, apo gjysmagjel, ata janë thjesht KUQEZINJ, mos i ndani golat dhe bindjet partiake, sepse po fëlliqni ndër të paktat gjëra të pastra e të bukura dhe që na bën krenarë nëpër botë, SKUADRËN KOMBËTARE!

Edhe një thirrje për FSHF-në: duke qenë një institucion asnjëanës dhe pa përkatësi politike e fetare, bën mirë ndoshta t’u kujtojë disa rregulla të pashkruara futbollistëve tanë, të cilët duhet të tregojnë çdo ditë se janë një model për të gjithë, ndryshe nga politika shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online