Revolucioni i Teutës nis nga statusi

Teuta ka paralajmëruar prej kohësh revolucion në prag të sezonit të ardhshëm, por ky revolucion nuk do të ndalet te skuadra, që do të ribëhet, pasi thuajse gjithë lojtarët e sezonit të shkuar janë lënë të lirë.

Klubi durrsak do të pësojë ndryshim total edhe në aspektin organizativ, sepse të shtunën bordi drejtues i klubit durrsak do të mblidhet për të ndryshuar statusin në shoqëri aksionere, raporton Supersport.

Aktualisht statusi i klubit është shoqatë sportive dhe me kalimin në statusin shoqëri aksionere, do të ndryshojnë edhe mekanizmat e funksionimit. Pas miratimit që do t’i bëjë bashkia ndryshimit, pritet që klubi të vendosë edhe për të caktuar më pas edhe administratorin.

Për sa i përket skuadrës së sezonit të ardhshëm, klubi nuk po lëviz ende, por mësohet se dy objektiva kryesorë janë lojtarët afrikanë të skuadrës së Besëlidhjes, Lansinet Sidibe dhe Seku Kamara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online