Sulmuesi i Kastriotit Çarls Atsina ka folur para sfidës së krutanëve ndaj Partizanit. Ganezo-italiani u shpreh se skuadra duhet të luajë me të njëjtin mentalitet si në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ku i hapën jo pak vështirësi korçarëve.
“Mendoj se skuadra bëri një ndeshje të mirë në të gjitha këndvështrimet, sidomos në atë taktik. Shpresoj të vazhdojmë më të njëjtin mentalitet që treguam ndaj Skënderbeut. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për skuadrat e tjera nëse vazhdojmë me këtë lloj mënyrë”
“Skuadra ka ndryshuar. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë për ata dhe për ne. Por, ne do të jemi gati. Po përgatitemi, e dimë që kemi përballë një skuadër të madhe. Ndeshja zgjat për 90 minuta dhe nëse futemi me mentalitetin e duhur do të bëjmë një ndeshje të kënaqshme për ne dhe tifozët”, përfundoi Atsina.