Kristian Sirgi u largua me shpejtësi nga fusha e lojës ditën e djeshme pasi mori një goditje të fortë nga Çarls Atsina që në minuta e para të ndeshjes. Lojtar iu largua drejt spitalit për të pasur një kujdes më të specializuar, por kjo gjë shqetësoi jo pak.
Fatmirësisht për rumunin nuk kishte asnjë problem serioz dhe shumë shpejt mund të jetë gati për skuadrën, por ky moment duket se e ka bërë të ndihet fajtor sulmuesin e Kastriotit. Ganezi ka kërkuar falje përmes një postimi në rrjetet sociale dhe i uron shërim të shpejtë mbrojtësi.
“Me sinqeritet kërkoj falje për atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes. Nuk ishte e qëllimshme sepse të tilla gjëra ndodhin në futboll. I kërkoj falje klubit të Flamurtari dhe në veçanti futbollistit Kristian Sirgi. Të uroj shërim të shpejtë dhe të rikthehesh sa më parë vëlla. Me dashuri Çarls Atsina”