Atletiko rinovon me mbrojtësin, uruguaiani “Colchoneros” deri në 2021

Atletiko e Madridit është pranë rinovimit me një nga shtyllat e mbrojtës, Diego Godin. Uruguaianit i skadon kontrata në vitin 2019, por kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2021. 32-vjeçari është gati të nisë sezonin e nëntë me ekipin e Simeones, duke u bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje me Atletikon dhe siç citon “Marca”, palët janë drejt akordit të ri.

Pavarësisht se diçka e tillë nuk është akoma zyrtare, aventura e Godin me ekipin “Colchoneros” do të zgjasë edhe tri sezone të tjera. Mançester Junajtid kërkonte shërbimet e tij dhe ishte gati të paguante klauzolën e mbrojtësit prej 20 milionë eurosh, duke llogaritur që kontrata aktuale i skadon verën tjetër, por ky i fundit refuzoi largimin nga Madridi.

Mbas largimit të Gabit, Godin u zgjodh kapiteni i ri i ekipit, me të cilët ka fituar 7 tituj, nga të cilët gjashtë nën drejtimin e Diego Simeones. Tashmë ai dhe Atletiko janë gati për trofeun e radhës, ku do të kërkojnë fitimin e Superkupës së Europës në derbin përballë Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online