Atletiko fiton në Singapor, Arsenali i gëzohet një talenti

Talenti i Arsenalit Emil Smith Roui shënoi një gol fenomenal me aksion personal, për t’i siguruar një barazim 1-1 skuadrës së tij kundër Atletikos së Madridit, në International Champions Cup.

Unai Emeri nuk kishte në dispozicion shumë titullarë, ndaj provoi edhe disa nga talentet e klubit dhe mori sinjale të shkëlqyera.

Mesfushori ofensiv, vetëm 17 vjeç, shkëlqeu në miqësoren e parë nga tre të tilla që Arsenali do luajë në Singapor, dhe tregoi pse është një ndër lojtarët më të vlerësuar dhe në qendër të vëmendjes tek Arsenali.

Më parë Lusiano Vieto kishte shënuar për Atletikon, që ishte pa emra si Grizman, Godin e Hoze Gimenez, por gjithsesi e vendosi në vështirësi të mëdha Arsenalin në mbrojtje, duke luajtur më mirë se Topçinjtë.

Ndërkaq, nga pika e bardhë të rinjtë Uillok e Nketia nuk ia dolën të shënonin, ashtu si Mkitarjan, me Atletikon që fitoi 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online