Atalanta përforcon sulmin, prezantohet kolumbiani

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Luis Muriel është zyrtarisht një futbollist i Atalantës. Klubi bergamask ka arritur akordin me Sevijën, që zotëronte kartonin e sulmuesit latin.

Muriel u huazua në janar te Fiorentina, aty ku shënoi 9 gola në 23 ndeshje mes kampionatit dhe kupës së Italisë. 28-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numrin 9 dhe mezi po pret të luajë në Champions Ligë me ekipi e ri.

Si fillim duhet të rikuperohet nga dëmtim i pësuar në ndeshjen e Kupës së Amerikës kundër Argjentinës. Goditje e mirë e Atalantës, që pagoi rreth 15 milionë euro te spanjollët e Sevijës dhe do të ketë një sulm shumë të fortë të përbërë nga Zapata, Muriel, Gomez dhe Iliçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *