Fabio Kanavaro po bën mjaft mirë si trajner ku për momentin është në krye të Guangzhou Evergrande. Ai ka folur për lëvizjet e fundit tek Juventus si dhe për ekipin e Napolit, ku pretendohej se tekniku kishte interes për lojtar si Hamshik apo Mertens.
JUVENTUS – Ata nuk morën vetëm Ronaldon, por morën dhe një si Kanselo, ndër më të mirët në pozicionin e tij. Gjithashtu vlen për tu përmendur Emre Xhan që i ka forcuar jo pak. Juventus nuk është vetëm skuadra më e fortë, ata janë edhe klubi më i fortë”.
NAPOLI – “Karlo është trajneri ideal për të marrë përsipër Napolin që vjen nga periudha post Sarri. Nuk ka asnjë në botë që mund të ndihmojë më shumë Napolin se sa Karlo. Mënyra se si ai i kupton lojtarët e bën atë të veçantë”.
Interesimi për Hamshik dhe Mertens? “Kurrë, asnjëherë nuk e kam menduar. Nuk do të merrja lojtarë të Napolit në ekipin tim”.