Askund si në Angli: Ndryshim i madh me Italinë, Totenhemi parakalon Juven!

Premier Liga vazhdon të luajë një kampionat më vetë. Rivaliteti, pasioni dhe mënyra se i përjetohet futbolli në ishull është unik. Por jo vetëm. Rëndësi të madhe në futbollin e sotëm merr pjesa ekonomike dhe në Angli janë një hap sipër të tjerëve.

Sipas studimeve të fundit, fitimet e 20 klubeve të Premier Ligës gjatë sezonit 2017/2018 kanë kapur shifrën 5.4 miliardë euro! Sa për të dhënë një shembull: në Serinë A shifra arrin 2.4 miliardë euro, pra shumë më pak se gjysma e asaj çfarë kanë futur në xhep klubet angleze.

Ndryshim të madhe ka edhe te rrogat e lojtarëve. Në Premier kanë shpenzuar 3.3 miliardë euro, ndërsa në Serie A vetëm 1.5 miliardë euro. Sezoni i kaluar në Angli pati rritje me 8% nga stadiumet dhe 12% nga imazhi.

Për të kuptuar më mirë ndryshimin e madh midis dy kampionateve vlen të theksohet ky fakt. Totenhemi, që u rendit në vendin e tretë sezonin e kaluar, fitoi rreth 430 milionë euro, ndërsa kampionët e Juventusit vetëm 411 milionë të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online