“Asist” për Realin, sërish ëndrra me… Mauro Ikardin

0

Interi është eliminuar nga Champions League,por nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për të,  pasi mund të humbasë “diamantin” e tij. Sipas mediave Spanjolle, tratativa Ikardi-Real Madrid mund të hapet sërish, pasi lojtari ka realizuar ëndrrën e tij të madhe për të të luajtur në Champions me Interin.

Në merkaton e kaluar,  një nga “telenovelat” më të përfolura ka qënë pikërisht kjo e Argjentinasit me Madrilenët.  Por ajo që ka penguar për transferimin e bomberit në Madrid ka qënë dashuria e tij për fanellën zikaltër.  Megjithatë Interi nuk e lëshon  golashënuesin më të mirë të serisë A nëse nuk paguhen mbi 100 milion për të.

Aksi Madrid-Milano mbetet interesant dhe të presim e të shohim nëse Ikardi do kalojë apo jo te Reali.  Gjithsesi drejtuesit e Interit nuk  e harrojnë refuzimin e Florentino Perezit për kalimin e Luka Modriç te Interi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.