Interi është eliminuar nga Champions League,por nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për të, pasi mund të humbasë “diamantin” e tij. Sipas mediave Spanjolle, tratativa Ikardi-Real Madrid mund të hapet sërish, pasi lojtari ka realizuar ëndrrën e tij të madhe për të të luajtur në Champions me Interin.
Në merkaton e kaluar, një nga “telenovelat” më të përfolura ka qënë pikërisht kjo e Argjentinasit me Madrilenët. Por ajo që ka penguar për transferimin e bomberit në Madrid ka qënë dashuria e tij për fanellën zikaltër. Megjithatë Interi nuk e lëshon golashënuesin më të mirë të serisë A nëse nuk paguhen mbi 100 milion për të.
Aksi Madrid-Milano mbetet interesant dhe të presim e të shohim nëse Ikardi do kalojë apo jo te Reali. Gjithsesi drejtuesit e Interit nuk e harrojnë refuzimin e Florentino Perezit për kalimin e Luka Modriç te Interi.