Breshia ka shpartalluar mbrëmjen e djeshme skuadrën e Peskarës, duke e mundur thellë 1-5. Nga minuta e parë në fushë ishin edhe dy shqiptarë, me Ledian Memushajn që kishte dhe shiritin e kapitenit për vendasit dhe Emanuele Ndojnë i cili mbron ngjyrat e Breshias.
Ndoj u aktivizua për 72 minuta, por ishte protagonist tek goli i tretë për skuadrën e tij, duke shërbyer saktë për Bisolin nga një goditje dënimi. Vlerësim pozitiv për lojtarin kuqezi, i cili pas ndeshjes ka marrë notën 6.5. Paraqitje pozitive edhe për vlonjatin e “delfinëve”, ndonëse ekipi i tij u mund thellë në shtëpi bëri më të mirën e tij, duke u vlerësuar me notën 5.5.
Me këtë sukses Breshia ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, e ndjekur nga Palermo me 37 pikë, por dhe me një ndeshje më pak. Ndoj mbetet një nga më të dalluarit te skuadra kryesuese dhe shpreson që edicionin e ardhshëm të prekë Serinë A.
https://www.youtube.com/watch?v=71P_TyHOJ9k