Lojtari shqiptar mund të ndërrojë skuadër, ish-trajneri e do në ekip për 4 milionë euro

Ermal Krasniqi mund të jetë largimi i radhës nga CFR Kluzhi. Mesfushori shqiptar ka bërë paraqitje mjaft pozitive sezonin e shkuar dhe interesimet nuk mungojnë. Mediat rumune pohojnë se Krasniqi mund ta ndryshojë skuadër këtë verë, ndërsa diçka të tillë e ka pohuar edhe vetë presidenti i klubit. Kreu i CFR Kluzhit ka pranuar se në rast se vjen oferta e duhur, atëherë do ta shqyrtojnë shitjen e tij.

Ndërkohë në Rumani bëjnë të ditur se ish-trajneri i Kluzhit, Dan Petresku, e ka kërkuar ta ketë pjesë të Jeonbukut. Skuadra nga Koreja e Jugut është e gatshme të shpenzojë 4 milionë euro për kartonin e lojtarit shqiptar. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ermal Krasniqit, për të cilin ka pasur interesime edhe nga kampionatet elitare të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online