Jasir Asani ka qenë një ndër protagonistët e Partizanit të këtij sezoni. Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, futbollisti i kryeqytetasve foli për të shkuarën te Vardari, aspiratat për kombëtaren dhe të ardhmen, që shumë shpejt mund të jetë jashtë Shqipërisë.
FUTBOLLISTI I PREFERUAR – “Mua më pëlqen vetëm Dibala”.
ÇELËSI I SUKSESIT – “Jemi një familje e fortë. Presidenti dhe i gjithë klubi i jep lojtarëve besim për të dhënë më të mirën.
FIRMA ME PARTIZANIN – “Në atë periudhë kisha oferta nga Partizani dhe disa klube të tjera të Superligës. Bisedova me familjen dhe zgjodha Partizanin. Besoj se është klubi me më shumë tifozë në Shqipëri”
NDRYSHIMI – “Edhe vitin e kaluar Partizani kishte ekip shumë të mirë, por këtë sezon jemi të gjithë si një familje, jemi një grup shumë i bashkuar”.
KUKËSI –“Renditja e tregon qartë se jemi ekip më i mirë se Kukësi. Në përfundim të ndeshjes isha shumë mërzitur, pasi kisha shansin për të shënuar golin e dytë”.
EKSPERIENCA TE VARDARI –“Kam pasur shumë futbollistë të mëdhenj te Vardari, si Goran Popov që më kanë ndihmuar për në fushë dhe jashtë saj. Isha i vetmi shqiptar, por stafi e presidenca më kanë trajtuar shumë mirë. Kam shumë respekt për të gjithë ata”.
STAFI TEKNIK – “Mendoj se stafi e bën shumë mirë punën e vetë, sidomos në stërvitje. Ne treshes së sulmit, na kanë dhënë shumë liri”.
INTERESI NGA KOMBËTARJA MAQEDONASE – “Po më kanë kërkuar, por nuk kam pranuar. Si çdo shqiptar kam pasur qejf të luaj për Shqipërinë. Ka qenë ëndrra ime. Me ndihmën e zotit besoj se do jem dhe unë së shpejti pjesë e ekipit shqiptar”.
E ARDHMJA TURKE – “Si të gjithë futbollistët edhe unë ëndërroj që të luaj në një kampionat evropian. Më pëlqen që të luaj në Turqi. Do të ketë oferta për mua, nuk dua të zbuloj emra, por në ndeshjen ndaj Kukësit kanë qenë duke më parë”.