Asambleja e Përgjithshme 2019 po kryen punimet ditën e sotme dhe të pranishëm janë anëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ismet Saliu, ka folur përpara të pranishmëve dhe ka treguar se në asamble marrin pjesë 55 anëtarë të FSHF.
Ai thekson se të gjithë janë njoftuar në kohë dhe sipas statutit. Ndërkohë zbulon edhe ato klube që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme 2019.
Anëtarët që kanë refuzuar janë: Himara, shoqata e Minifutbollit, klubi i Elbasanit, Sukthi, Vlora, Kamza dhe Mamurrasi.
Gjithashtu vendos përjashtimet i këtyre anëtarëve: Sukthi, Himara, Adriatik Mamurras, Pojan, Poliçan, Fier, Olimpik, Vlora. Këto anëtarë përjashtohen sipas nenit 13/2 për shkak se nuk marrin pjesë prej një viti në mbledhjet e FSHF.