Arsenali e nisi me humbje sezonin e ri të Premier Ligës, duke u mposhtur në fushën e vet përballë kampionëve të Mançester Sitit me rezultatin 0-2. Tifozët reaguan menjëherë me anë të një pankarte, ku i kërkonin trajnerit spanjoll, Unai Emri, që të largohej, edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e parë zyrtare me Arsenalin.
Por, jo vetëm kaq. Ainslej Maitland Niles, mbrojtësi i majtë i Arsenalit, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë shumë kohë larg fushave të blerta.
20-vjeçari, i cili u aktivizua në formacionin titullar përballë Sitit, ka thyer këmbën dhe do i duhet të qëndrojë për rreth 6 muaj jashtë. Klubi ka zyrtarizuar lajmin e trishtë dhe i riu anglez mund të jetë gati vetëm në muajin mars.