E Dyta, moshat dhe futbolli i femrave: vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv ka marrë disa vendime sot, edhe për Kategorinë e Dytë, moshat dhe për futbollin e femrave. Fillimisht janë përcaktuar skuadrat që do të garojnë në grupin A dhe grupin B. Bië në sy klubi i Termit, që do të garojë në Kategorinë e Dytë. Mamurrasi ndërkohë është shkrirë pas përjashtimit të vjetshëm.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A / Vllaznia B, Tërbuni, Klosi, Spartaku, Partizani B, Luzi 2008, Gramshi, Tirana B, Internacional Tirana, Sopoti, Kukësi B, Ada, Kevitan, Rubiku
Grupi B / Shkumbini, Naftëtari, Albpetrol, Devolli, Delvina, Butrinti, Maliqi, Këlcyra, Skrapari, Tepelena, Memaliaj, Gramozi, Përmeti, FC.Termi

Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator, Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator. Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online