Arsenali ka qenë ekipi i parë anglezi që fillojë të transferojë masivisht lojtarë nga kampionati francez. Gjithçka filloi me Arsenal Venger, i cili kur u vu në krye të “topçinjve” afroi në ekip Tieri Henri, Nikolas Anelka dhe Silven Uiltord.
Për më shumë se dy dekada Arsenali vazhdoi të jetë ekipi i preferuar i francezëve në Angli. Edhe pse Venger është larguar, kjo strategji vazhdon të jetë pjesë e filozofisë së klubit londinez.
Francezi më i fundit që do t’i bashkohet “topçinjve” është mbrojtësi i Sent Etien Uilliam Saliba. Futbollisti 18-vjeçar ka rënë dakord për të vazhduar karrierën në Angli ku e pret një kontratë 5-vjeçare. Sent-Etien ende nuk ka dhënë “Ok” për lëvizjen, por mediet franceze janë të sigurt se akordi është vetëm çështje ditësh.