Arsenali kërkon sulmues, troket në dyert e Juves

Arsenali ka arritur akordin me Real Madrid për transferimin e Dani Sebajos në Londër. “Topçinjtë” nuk duan të ndalen në merkato dhe kanë nisur sulmin për një tjetër lojtar ofensiv.

Moize Ken është i preferuari i Unai Emeri dhe drejtuesit e Arsenalit ofrojnë 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Juventusit. Kontrata e Ken me bardhezinjtë përfundon verën e ardhshme dhe rinovimi nuk po vjen, si pasojë e kërkesave të Raiolës për rritjen e rrogës së 19-vjeçarit.

Lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë kërkohet edhe nga Evertoni e Borusia e Dortmundit, por Arsenali ndodhet një hap para. Juventusi është dakord, por kërkon të fusë klauzolën e riblerjes pas dy vitesh për shumën e 40 milionë eurove.

Një rast i ngjashëm me mënyrën se si veproi Real Madrid me Alvaro Moratën. Kjo është pika që ndan “Zonjën” me Arsenalin. Anglezët janë kundër përfshirjes së kësaj pike dhe janë gati të ofrojnë deri në 40 milionë euro për blerjen e përhershme të sulmuesit të talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online