Kompanitë e veshjeve sportive paguajnë shuma marramendëse për të siguruar të drejtat e prodhimit të klubeve elitare nëpër Europë. Një ndër firmat më aktive në këtë treg, gjermania “Adidas”, sapo ka mbyllur një marrëveshje 5-vjeçare me ekipin e Arsenalit.
Nga kjo kontratë e re, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga sezoni i ardhshëm, “topçinjtë” do përfitojnë 77 milionë dollarë në sezon, një shumë kjo gati dyfish më e madhe nga ajo se çfarë ata përfitojnë nga marrëveshja me firmën aktuale, “Puma”.
Ekipi që përfiton të ardhurat më të mëdha nga kontrata e fanellave është, Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq”, kanë nënshkruar një kontratë 10-vjeçare po me kompaninë “Adidas”, prej të cilës fitojnë 100 milionë dollarë në sezon.