Vjet nuk kryen asnjë lëvizje, por kjo është një verë ndryshe për Totenhemin. Tangui Ndombele është objektivi i madh i nënkampionëve të Evropës për mesin e fushës.
“L’Equipe” raporton se akordi mes Totenhemit dhe Lionit është arritur mbi bazën e 72 milionë eurove, nga të cilat 62 do të paguhen menjëherë dhe 10 të tjera në formë bonusesh.
Tani ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm rroga e 22-vjeçarit dhe drejtuesit e Spurs po negociojnë me agjentin e mesfushorit francez. Ndombele ishte një ndër emrat më të kërkuar në merkato, por Mauricio Poçetino e kërkoi me ngulm dhe arriti të bindë klubin e Lionit.