Arrihet marrëveshja, Garsia ndeshet ndaj Spens në muajin mars

Është arritur më në fund marrëveshja për duelin midis boksierëve Eroll Spens dhe Majki Garsia. Në këtë përballje do të luhet për titullin “IBF” për divizionin e peshës “ëelterëeight” (63.5 kg – 67.7 kg), që momentalisht zotërohet nga Spens.

Të dy boksierët amerikan vijnë në këtë duel me një rekord të pamposhtur. Spens: 24 fitore (21 Nokaut) 0 barazime, 0 humbje. Ndërsa 30-vjeçari Garsia: 39 fitore (30 nokaut), 0 barazime, 0 humbje.

Spens vjen si favorit, pasi Garsia ka bërë një lëvzije të guximshme duke pranuar të ngjisë dy divizione peshash për këtë duel. Shumë vetë besojnë se Spens është një kundërshtar shumë i madh në aspektin fizik për Garsian, por 30-vjeçari i ka befasuar disa herë kritikët, pasi ka siguruar tituj kampion në katër divizione të ndryshme peshash dhe më 16 mars do të tentojë të marrë titullin e parë në këtë peshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *