Kanë marrë fund negociatat midis Interit dhe mbrojtësit brazilian Danilo. Futbollisti i Mançester Sitit ka pranuar kushtet e ofruara nga ekipi zikaltër dhe për të mbyllur transferimin duhet leje e klubit anglez.
Sipas “Sky Sports”, mbrojtësi i krahut të djathtë ka rënë dakord për një kontratë me kohëzgjatje për 4 vite, ku do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon.
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Bepe Marota, ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e lojtarit si dhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara nga paraqitjet e lojtarit me klubin zikaltër. Aktualisht drejtuesit e Sitit kanë kërkuar disa javë kohë për të shqyrtuar ofertën nga pala italiane.