Hugo Loris, ashtu si shumë futbollistë të tjerë, është ndaluar nga policia dhe akuzohet për ngarje të makinës në gjendje të dehur. Ai u ndal nga një patrullë në orën 02:20 të ditës së sotme dhe ka qëndruar për rreth shtatë orë në qeli.
Ndalimi i portieri të Totenhemit, kampion bote me Francën në Rusi, është ndalur në “Glocester Place”, pranë “Baker Street” në qendër të Londrës. Ai është dërguar në komisariat dhe i është bërë testi i alkoolit, si dhe ka dhënë shenjat e gishtërinjve.
Për t’u lënë i lirë Loris është dashur të paguajë një shumë të caktuar financiare dhe është liruar me kusht. Pas një muaji (11 shtator) ai do të dalë në gjyq për të mësuar masën që do të merret për të.
Loris është një lojtar i respektuar dhe familjar. Ai ka dy fëmijë me Marinen, të dashurën e tij të fëmijërisë. Prej gjashtë sezonesh ai është pjesë e Totenhemit, madje mban edhe shiritin e kapitenit te skuadra londineze.