Franko Armani është njeriu i momentit në futbollin argjentinas. Portieri i River Plejtit ka mbajtur të paprekur portën e tij në kampionatin argjentinas prej 789 minutash, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1968 nga Amadero Karrizo, me 20 minuta më shumë.
Rekordi i Armanit do t’i shtohen dhe më shumë minuta, pasi takimi ndaj Belgranos u mbyll me shifrat 0-0. Portieri 31-vjeçar debutoi për herë të parë me fanellën e Argjentinës në Botërorin “Rusi 2018”. Gardiani i River Plejt shihet si kandidati numër 1 për të mbrojtur portën e “albiceleste” për të paktën dy vitet e ardhshme.
Prej vitesh Armani cilësohej si një ndër portierët më të mirë në Amerikën e Jugut. Injorimi nga Argjentina për pak sa nuk bëri që ai të zgjidhte të përfaqësonte Kolumbinë, vend ku ka luajtur për shtatë sezone. Por pritja ia vlejti, edhe pse i kishte kaluar të 30-tat, Franko e realizoi një ndër ëndrrat e fëmijërisë së tij.