Arlind Ajeti i ka habitur të gjithë, teksa sot është parë në fushë për Grasshopers. Mbrojtësi qendror u dëmtua në ndeshjen me Bazelin dhe u tha se do të mungonte deri në fund të dhjetorit. Përplasja me të vëllanë, Albianin, bëri që të luante vetëm 45 minuta në atë takim.
Grasshopers fitoi 2-3 kundër Ksamaks. Arbnor Fejzullahi nuk luajti asnjë minutë për skuadrën e tij, ndërkohë që protagonist ishte Nedim Bajrami. Ky i fundit shënoi golin e dytë për skuadrën nga Zyrihu. Bujar Lika u detyrua ta ndiqte ndeshjen nga stoli.
Fitore për Sionin e Emir Lenjanit, madje me përmbysje. Anësori i majtë i shërbeu skuadrës së tij duke asistuar për Kasamin në golin e barazimit, ndërkohë që në minutën e 78-të u zëvendësua. Për t’u përmendur që në Ukrainë Besir Demiri nuk mori asnjë minutë në ndeshjen që Mariupol humbi 4-0 me Dinamo Kiev.