“Arbitri nuk ishte te penalltia jonë”, polemikat e trajnerit të Ajaks: Turp, ekipi më i mirë u eliminua

Ajaksi u eleminua ndaj Romës me rezultatin e përgjithshëm 2-3. Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-2, ditën e djeshme të dyja skuadrat u ndalën në barazim 1-1. Sipas trajnerit të Ajaksit, Ten Hag , ekipi më i mirë u eleminua, sepse hollandezët ishin më lart se italianët. Megjithatë, Ten Hag pranoi së nëse bën gabime dhe nuk shënon, atëherë nuk arrin të kualifikohesh, pavarësisht lojës shumë të mirë.

Ndërsa për golin e anulluar të Tadiç, kur ndeshja ishte 1-2, trajneri u shpreh se ishte i pakuptimtë, përshkak se arbitri në fillim vazhdoi lojën e rregullt. Kujtojmë që në Europa Ligë është e pranishme teknologjia VAR.

“Nëse nuk shënon, nuk shkon më tej. E dimë në këto nivele. Goli i anuluar i Tadic? Arsye e pakuptimtë se përse u anulua. Arbitri e pa shumë mirë ndërhyrjen e Tagliafico dhe la lojën të vazhdonte. Nëse e ka e vlerësoi situatën si lojë të rregullt, përse duhej ta anulonte? Dhe në pjesën e parë arbitri nuk dukej kur Tadic ra në tokë në zonën e Romës. Turp i madh, ekipi më i mirë mbetet jashtë dhe ne kemi dominuar në dy ndeshje” tha Ten Hag trajneri i Ajaksit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online